United Hospital

Sa shpenzoi Kosova për pensione, shtesa të fëmijëve dhe veteranë gjatë shtatorit?

/ 3 minuta lexim

Mbi 374 mijë fëmijë përfituan nga shtesat mujore, ndërsa 172,721 qytetarë morën pensione bazike të moshës. Për veteranët e luftës u ndanë mbi 7.8 milionë euro.

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat për skemat e mirëqenies sociale për muajin shtator 2026, duke paraqitur numrin e përfituesve dhe vlerën e mjeteve të shpenzuara për secilën kategori të skemave sociale dhe pensionale.

Sipas të dhënave të ASK-së, skema e shtesave për fëmijë kishte numrin më të madh të përfituesve, me gjithsej 374,652 fëmijë, për të cilët gjatë muajit shtator u ndanë 13 milionë e 537 mijë e 935 euro.

AR Katana

Ndërkaq, pensionet bazike të moshës përfshinë 172,721 përfitues, ndërsa vlera e pagesave arriti në 27 milionë e 614 mijë e 160 euro. Në kategorinë e pensioneve kontributpaguese të moshës ishin 47,738 përfitues, për të cilët u ndanë 11 milionë e 673 mijë e 749.40 euro. Për pensionet parciale kontributpaguese të moshës përfituan 11,493 persona, me pagesa në vlerë prej 2 milionë e 482 mijë e 402.24 eurosh.

Për pensionet e personave me aftësi të kufizuara u ndanë 3 milionë e 576 mijë e 450 euro për 21,644 përfitues. Ndërkaq, pensionet e familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës përfshinë 12,332 përfitues, të cilët morën gjithsej 3 milionë e 753 mijë e 648.56 euro.

Sipas ASK-së, për veteranët e luftës u ndanë 7 milionë e 840 mijë e 105.60 euro, ndërsa numri i përfituesve në këtë kategori ishte 39,699. Nga skema e ndihmës sociale përfituan 14,664 persona, me pagesa në vlerë prej 2 milionë e 172 mijë e 544 eurosh.

Mbështetje financiare morën edhe 9,394 familje që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara, për të cilat u ndanë 659,100 euro. Ndërkaq, nga skema e pensioneve paraplegjike dhe tetraplegjike përfituan 3,839 persona, ndërsa shuma e pagesave arriti në 1 milion e 521 mijë e 263 euro.

Në kategorinë e pensioneve familjare ishin 2,304 përfitues, me pagesa prej 350,700 eurosh, ndërsa nga skema e të vejave përfituan 1,925 persona, të cilëve iu ndanë 521,700 euro. Për pensionet e Forcës së Sigurisë së Kosovës u ndanë 504,900 euro për 993 përfitues, kurse pensionet e Trupave Mbrojtëse të Kosovës përfshinë 1,380 përfitues, me pagesa në vlerë prej 291,773 eurosh.

Pensionet e Trepçës u paguan për 728 përfitues, ndërsa vlera e mjeteve të ndara ishte 113,400 euro. Në të njëjtën periudhë, pensionet e invalidëve të punës përfshinë 24 persona, për të cilët u paguan 3,600 euro.

Të dhënat e ASK-së tregojnë se nga skema e kompensimit për punëtorët e arsimit për vitet 1990/91 deri në vitet 1998/99 përfituan 15,606 persona, ndërsa vlera e pagesave arriti në 1 milion e 362 mijë e 131 euro.

Për mbështetjen financiare të lehonave të punësuara u ndanë 1 milion e 89 mijë e 500 euro për 2,176 përfituese. Ndërsa lehonat e papunësuara përfituan gjithsej 3 milionë e 420 mijë euro, me 6,817 përfituese gjatë muajit shtator.

Sipas këtyre të dhënave, skemat e mirëqenies sociale në Kosovë përfshijnë pensionet e moshës dhe ato kontributpaguese, kategoritë e dala nga lufta, ndihmën sociale, mbështetjen për fëmijët dhe familjet me nevoja të veçanta, si dhe skemat e tjera për pensionistët dhe lehonat.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.