Ajeti shkëlqen me dy gola, Lugano në epërsi ndaj Getafes
Lugano po fiton 1-3 ndaj Getafes pas pjesës së parë të ndeshjes në Ligën e Konferencës.
Protagonist i skuadrës zvicerane është sulmuesi shqiptar, Albian Ajeti, i cili ka realizuar dy nga tre golat e Luganos në këtë përballje.
Zviceranët kanë zhvilluar një pjesë të parë efikase, duke shkuar në pushim me epërsi prej dy golash. /IndeksOnline/

