Ecohigjiena

KPF në Gjilan rekomandon për Kuvend raportin financiar janar-shtator 2026

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF) në Gjilan, në mbledhjen II për këtë vit, të cilën e ka udhëhequr Krenare Latifi-Kqiku, kryesuese e Kuvendit, ka rekomanduar për seancën e radhës raportin financiar janar-shtator 2026, të cilin e ka arsyetuar drejtori për Buxhet dhe Financa, Avdyl Kastrati.

KPF ka rekomanduar për Kuvend edhe propozim-vendimin për shpalljen e Interesit të Ligjshëm Publik për sigurimin e tokës për nevojat e zgjerimit të varrezave në Lladovë, të cilin e ka prezantuar drejtoresha për Kadastër, Eljesë Rashiti.

Në mbledhjen e sotme, Komiteti për Politikë dhe Financa, ka rekomanduar për Kuvend edhe draft-statutin e Ansamblit të këngëve dhe valleve popullore të Gjilanit, të cilin e ka arsyetuar në pika të shkurtra drejtori i DKRS-së, Kushtrim Zeqiri, një informatë për fillimin e vitit të ri shkollor 2026-2027 dhe raportin përfundimtar për vlerësimin e dëmeve nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera mars-qershor 2026 dhe korrik-gusht 2026.

UBT KOSOVE

Ndërkohë, anëtarët e KPF-së nga opozita (LDK e AAK), kanë kërkuar që të kontraktohet një operator për transmetim të drejtpërdrejtë të seancave të Kuvendit, ndërkaq drejtori për Buxhet dhe Financa ka konfirmuar se tashmë është bërë një zotim për disponueshmërinë e mjeteve pikërisht për këtë çështje, duke shtuar se procedurat pritet të zhvillohen nga Zyra e Prokurimit.

KPF ka kërkuar që në mbledhjen e radhës të vijë edhe një informatë zyrtare nga Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), lidhur me ngjarjet tragjike të cilat ndodhën javë më parë.

Përndryshe, në këtë mbledhje kanë kontribuar në debat me pyetje e rekomandime edhe anëtarët e KPF-së, Gentrit Murseli, Bujar Nevzati, Nazim Gagica, Besnik Shala e Muhadin Haziri. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.