United Hospital

Musliu-Shoshi e cilëson “të zbehtë” fjalimin e Konjufcës në OKB: E vërteta historike nuk mbrohet me gjysmë zëri

/ 1 minutë lexim

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka kritikuar fjalën e Glauk Konjufcës, në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit në OKB.Në një postim, Musliu-Shoshi ka thënë se qasja e Konjufcës karshi vendimit të Hagës, la shumë për të dëshiruar.

Sipas saj, aktgjykimi i padrejtë u trajtua më një gjuhë të zbehtë, duke mjaftuar vetëm me konstatimin se “ka gabime në përmbajtje dhe fakte”.

“Asnjë fjalë për rolin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimi në çlirimin, pavarësinë dhe shtetndërtimin e Kosovës! Dhe këtë qasje e dëgjuam pikërisht nga njeriu që është caktuar ta udhëheqë strategjinë shtetërore për Hagën! Nëse në Këshillin e Sigurimit nuk artikulohet fuqishëm kundërshtimi ndaj këtij aktgjykimi, ku dhe kur do të artikulohet?” shkroi Musliu-Shoshi.

Shkolla e Mjekesise - UBT

Sipas saj, padrejtësia nuk kundërshtohet me diplomaci, vetëm sa për formalitet.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.