Mobicasa

Baleti dhe letërsia shqipe bëhen bashkë në Vjenë

/ 4 minuta lexim

Vjenë – Në sallën e mbushur përplot të qendrës kulturore‘‘Brunnepassage’’ në saje të një bashkëpunimi mes institucioneve dhe shoqatave tona u bë i mundur realizimi i një projekti të përbashkët ku u gërshetuan baleti, muzika dhe letërsia duke i ofruar publikut shqiptar, por edhe atij austriak, njërën ndër ngjarjet më të bukura artistike të këtyre viteve. Ishte kjo një mbrëmje ku arti, lëvizja dhe fjala u bashkuan për të krijuar hapësirë për dialog, ndjeshmëri dhe reflektim.

Në fokus ishin Baleti Kombëtar i Kosovës me shfaqjen ‘‘Hope’’ si dhe shkrimtarja e mirënjohur nga Tirana, Mimoza Ahmeti. Ky aktivitet u mundësua me mbështetjen e Ambasadës së Republikës së Kosovës dhe shoqatave Action for Help, KA dhe Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri ‘‘Aleksandër Moisiu’’.

Në emër të nikoqirit, shoqatës KA nga Vjena, fillimisht të pranishmit i përshëndeti Ermal Vejsa. Më pas, me një fjalë rasti, u paraqit Nezaqete Rukovci. Ajo në mënyrë të veçantë theksoi rëndësinë e ngritjes së vetëdijes në shoqëri për sëmundjen e kancerit si dhe nevojën e përkrahjes për personat e prekur nga kjo sëmundje.

AR Katana

Shfaqja ‘‘Hope’’, me koreografi nga Sead Vuniqi, kishte për synim që përmes gjuhës universale të lëvizjes të rrisë ndërgjegjësimin dhe të luftojë stigmatizimin e ndërlidhur me sëmundjet, duke sjellë në vëmendje çështje të rëndësishme të shëndetit publik. Kjo performancë nga Trupa e Baletit Kombëtar të Kosovës u përcoll me shumë emocione të cilat kulmuan me duartrokitjet e gjata pas përfundimit të shfaqjes.

Në pjesën e dytë të mbrëmjes u zhvillua një orë letrare me Mimoza Ahmetin, njërën ndër autoret me të suksesshme të letërsisë shqipe. Bashkëbisedimin me të e udhëhoqi Anton Marku, kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri ‘‘Aleksandër Moisiu’’ ndërsa Gabriela Mujaj lexoi tekste të përzgjedhura të Mimoza Ahmetit.

Me disa pika instrumentale në kitarë u paraqit kantautori Flamur Ahmeti. Prezent ishte edhe përkthyesja dhe botuesja e librave të Mimoza Ahmetit në gjuhën gjermane, Loreta Schillock, drejtuese e shtëpisë botuese ‘‘Loreta Schillock Verlag’’.

Duke sjellë një biografi të shkurtër të Mimoza Ahmetit, ndër të tjera, u theksua se ajo është një nga autoret më të dashura për publikun shqiptar, një figurë komplekse, një zë autentik, origjinal, një shpirt i lirë në të gjitha dimensionet e kësaj fjale. Shkrimtare, para së gjithash poete, por dhe prozatore dhe romanciere, eseiste, përkthyese, autore e këngëve dhe këngëtare. Ajo ka qenë edhe fituese e ‘‘Palmës së Artë’’ në festivalin ndërkombëtar të poezisë ‘‘San Remo’’ në vitin 1998, organizuar nga Radio Televizioni i Italisë (RAI).

Përgjatë bisedës kryesisht u tematizuan letërsia si art dhe mënyrë e shprehjes, leximi, vazhdimësia si koncept dhe ndikimi i saj në shoqëri, etj. Në fund pati edhe pyetje nga audienca të cilat kishin të bënin kryesisht me gjendjen aktuale nëpër të cilën po kalon Shqipëria.

Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri ‘‘Aleksandër Moisiu’’ është themeluar në vitin 2011. Ajo sivjet feston 15-të vjetorin e krijimit dhe është adresë e parë e krijuesve shqiptarë në Austri dhe pikë referimi për sa i përket letërsisë shqipe në këtë shtet. Me një qasje serioze dhe cilësi në organizimin e më shumë se 80 orëve letrare dhe promovimeve të librave, ajo ka komunikuar në mënyrë shumë të frytshme me institucionet në nivel kombëtar, si Ministritë e Kulturës, të Arsimit dhe Diasporës, me Ambasadat e Shqipërisë dhe Kosovës në Vjenë, me shoqatat dhe individët e ndryshëm, etj.

Ajo po ashtu ka bashkëpunim shumë domethënës edhe me organizatat austriake, sidomos me PEN Klubin e Austrisë dhe Lidhjen e Shkrimtarëve të Austrisë.

Pritet që së shpejti në Vjenë të vij, për një orë letrare, edhe shkrimtari i njohur Ben Blushi./anton marku/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.