Fundamenti

Gjilani dhe Rrjeti i Grave të Kosovës fuqizojnë bashkëpunimin institucional kundër dhunës në familje

/ 3 minuta lexim

Gjilan – Komuna e Gjilanit dhe Rrjeti i Grave të Kosovës po intensifikojnë bashkëpunimin për funksionalizimin dhe fuqizimin e Mekanizmit Koordinues Kundër Dhunës në Familje, me synim përmirësimin e koordinimit ndërinstitucional dhe ofrimin e shërbimeve më efektive për viktimat e dhunës.

Në kuadër të këtij bashkëpunimi, sot para anëtarëve të Mekanizmit Koordinues Kundër Dhunës në Familje u prezantuan plani i punës dhe të gjeturat nga hulumtimi i realizuar nga Rrjeti i Grave të Kosovës me institucionet komunale, të cilat evidentojnë nevojat, sfidat dhe kërkesat institucionale në trajtimin e rasteve të dhunës në familje.

Ky bashkëpunim është formalizuar disa muaj më parë përmes nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet Komunës së Gjilanit dhe Rrjetit të Grave të Kosovës, me qëllim të avancimit të punës së mekanizmit koordinues dhe forcimit të përgjigjes institucionale ndaj dhunës në familje.

Lexuesi

Gjatë takimit, diskutimet u përqendruan në identifikimin e mangësive ekzistuese, përcaktimin e prioriteteve dhe planifikimin e veprimeve konkrete që do të ndihmojnë në përmirësimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve përgjegjëse. Theks i veçantë iu kushtua nevojës për koordinim më të mirë në trajtimin e rasteve dhe garantimin e mbështetjes së duhur për personat që përballen me dhunën në familje.

Funksionalizimi i këtij mekanizmi kërkon angazhim të vazhdueshëm dhe bashkërendim të punës ndërmjet shërbimeve sociale, institucioneve shëndetësore, Policisë së Kosovës, institucioneve të drejtësisë dhe organizatave të shoqërisë civile. Bashkëpunimi ndërmjet këtyre akterëve konsiderohet thelbësor për identifikimin me kohë të rasteve, referimin e tyre dhe ofrimin e shërbimeve të nevojshme për viktimat.

Në këtë drejtim, drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Gjilanit ka theksuar përkushtimin e drejtorisë për të kontribuar në forcimin e shërbimeve mbështetëse, identifikimin dhe trajtimin me kohë të rasteve, si dhe krijimin e një sistemi më të koordinuar dhe më efektiv të mbrojtjes.

Ajo ka nënvizuar rëndësinë e përgjegjësisë institucionale dhe bashkëpunimit të ndërsjellë për të siguruar që personat e prekur nga dhuna të marrin mbështetjen dhe mbrojtjen e nevojshme.

Luftimi i dhunës në familje mbetet një përgjegjësi e përbashkët institucionale dhe shoqërore, që kërkon përkushtim, reagim të koordinuar dhe masa konkrete për parandalimin e saj. Përmes këtij bashkëpunimi, Komuna e Gjilanit dhe Rrjeti i Grave të Kosovës synojnë të avancojnë mekanizmat e mbrojtjes dhe të krijojnë kushte më të sigurta për të gjithë qytetarët.

Mesazhi i institucioneve është i qartë: dhuna nuk duhet të tolerohet, ndërsa çdo viktimë meriton të dëgjohet, të mbrohet dhe të mbështetet./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.