Fundamenti

Albian Ajeti i shënon Crvena Zvezdës – luajnë edhe dy shqiptarë në triumfin e Luganos

/ 1 minutë lexim

Sulmuesi shqiptar Albian Ajeti ka shënuar gol në fitoren e rëndësishme të Luganos ndaj Crvena Zvezdës, me rezultat 3-2, në kuadër të xhiros së parë të Ligës së Konferencës.

Para 7.898 tifozëve në stadiumin e ri, të hapur këtë verë, Ajeti kaloi Luganon në epërsi në minutën e 25-të, me një gol të bukur.

Megjithatë, skuadra zvicerane e pa veten në disavantazh prej 2-1, por nuk u dorëzua dhe arriti ta përmbyste rezultatin në minutat e fundit të ndeshjes.

Uje Dea

Dereck Moncada barazoi shifrat në minutën e 84-t, ndërsa Anto Grgiq realizoi golin e fitores në minutën e 89-të, duke i siguruar Luganos tri pikë në një përballje dramatike.

Ajeti u zëvendësua në minutën e 63-të, ndërsa Uran Bislimi e kompletoi ndeshjen në mesfushë. Ezgjan Alioski u aktivizua në minutën e 79-të.

Lugano po kalon një periudhë të mirë, pasi vazhdon të jetë e pamposhtur edhe në Superligën e Zvicrës. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.