Në bibliotekën e Kamenicës raportohen të zhdukur dy kompjuterë, rasti po hetohet
Kamenicë – Në bibliotekën e qytetit të Kamenicës janë raportuar të zhdukur dy kompjuterë, rast ky që është paraqitur në organet kompetente nga drejtori komunal.
Sipas raportit policor, rasti është raportuar më 14 tetor, rreth orës 14:50, nga një shtetas kosovar, i cili ushtron detyrën e drejtorit komunal. Ai ka njoftuar se nga biblioteka e qytetit mungojnë dy kompjuterë.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, i cili ka vendosur që procedura të vazhdojë në rrugë të rregullt.
Autoritetet nuk kanë dhënë detaje shtesë lidhur me rrethanat e zhdukjes së pajisjeve apo personat që mund të jenë të përfshirë në këtë rast./rajonipress/

