Eurodeputeti kroat: Asnjë politikë s’e ndryshon faktin historik që Kosova, Kroacia e Bosnja ishin viktima të agresionit serb
Eurodeputeti kroat, Davor Ivo Stier, tha se asgjë nuk e ndryshon faktin se Kosova bashkë me Kroacinë e Bosnje Hercegovinën ishin viktimat e agresionit të regjimit të ish-presidentit të Serbisë, Sllobodan Millosheviq.
Këtë deklaratë ai e bëri kur u pyet për procesin gjyqësor të ish-krerëve të UÇK’së në Hagë në një intervistë në Euronews Albania.
“Nuk do ta ndryshojë atë që është një fakt historik që nuk duhet të dobësohet nga asnjë politikë dhe kjo është se si Kroacia, Kosova, Bosnje e Hercegovina dhe paska edhe Sllovenia të një agresioni që u nis nga Serbia dhe presidenti i saj. Ky është një fakt që nuk duhet anashkaluar”.
Eurodeputeti tha se kur dëgjon autoritetet serbe të flasin, “ata duket se kujtojnë vetëm ndërhyrjen e NATO’s dhe bombardimet, por sillen sikur përpara bombardimeve nuk ndodhi asgjë”.
“Pati një arsye pse NATO ndërhyri, përse këto bombardime u kryen, për të ndalë spastrimin etnik në Kosovë që ishte edhe lufta e fundit e nisur nga Millosheviq. Këto janë fakte historike që nuk duhet neglizhuar”./Express/

