Fundamenti

Hamza për Ligjin për Specialen: Ndërhyrjet e presioni ndaj ushtrimit të mandatit të Kuvendit, të papranueshme

/ 3 minuta lexim

Kryetari i PDK’së, Bedri Hamza, nga foltorja e Kuvendit tha se ky institucion e kanë të drejtën e plotë të hartojnë e miratojnë çfarëdo ligji që e konsiderojnë të rëndësishëm për të mbrojtur luftën çlirimtare.

Ai tha se miratimi i ndryshimeve të Ligjit për Dhomat e Specializuara u bë për garantimin e drejtësisë, ndërsa tha se Kuvendi e ka të drejtën e kufizimit të juridiksionit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

“E kemi një rezolutë dhe një ligj të miratuar që rikthen në binarë mandatin e Dhomave të Specializuara, të cilat kanë dalë nga mandati që Kuvendi i Kosovës ia kishte besuar e dhënë para më shumë se një dekade. Ligjin nuk e kemi bërë për t’u pëlqyer, ligjin e kemi bërë për të garantuar drejtësi dhe pavarësi nga ndikimi i çfarëdo pale. Kosova nuk ka deleguar sovranitetin e vet as Dhomave të Specializuara as një trupi gjykues dhe askujt tjetër. Ky Kuvend e ka të drejtën e plotë të hartojë e miratojë çfarëdo ligji që e konsiderojnë të rëndësishëm për të mbrojtur luftën tonë çlirimtare”.

Fidanishtja

Në këtë kontekst, Hamza thotë se nëse dikush shqetësohet, duhet të shqetësohet për padrejtësitë në Hagë dhe jo për nismat e Kuvendit të Kosovës.

“Ata duhet t’i marrin seriozisht shkeljen e të drejtave të njeriut atje, të cilat janë evidentuar edhe nga organizatat që monitorojnë të drejtat e njeriut. Sa i përket ligjit, edhe vetë Dhomat e Specializuara e Gjykatës Kushtetuese ka konstatuar të drejtën e Kuvendit të Kosovës për të kufizuar juridiksionin e Dhomave e Specializuara përmes ligjit dhe ky Kuvend si institucion sovran tashmë e ka bërë këtë. Ndërhyrjet dhe presioni ndaj ushtrimit të mandatit të Kuvendit janë të papranueshme”.

Hamza e potencoi se sot është dita e fundit e afatit ligjor për ta proceduar për dekretim te Presidentja Ligjin për Specialen.

“Besoj se Presidentja do ta dekretojë pa vonesa”.

Kryetari i PDK’së tha se tash duhet përgjegjësi më e gjerë politike dhe kombëtare dhe që askush të mos qëndrojë indiferentë ndaj çështjes në Hagë.

“Mbrojtja e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës edhe ndaj brezave që kanë trashëguar dhe do ta trashëgojnë lirinë. Na takon të gjithëve, pa dallime partiake”.

Bashkimi Europian kishte reaguar me “shqetësim” ndaj miratimit të ndryshimeve në Ligjin për Specialen, duke thënë se kjo bie ndesh me obligimet ndërkombëtare të Kosovës. /Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.