Foshnja dy muajshe ndërron jetë në Gjilan, trupi dërgohet për obduksion
Gjilan – Një foshnjë dy muajshe ka ndërruar jetë pasi ishte dërguar për trajtim mjekësor në emergjencën e spitalit në Gjilan.
Sipas raportit policor, rasti është raportuar më 14 tetor, rreth orës 12:15, nga emergjenca e spitalit, ku foshnja ishte sjellë për trajtim mjekësor. Megjithatë, ajo ka ndërruar jetë, ndërsa vdekja është konstatuar nga ekipi mjekësor.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i foshnjës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, me qëllim të përcaktimit të shkakut të vdekjes.
Rasti është iniciuar si vdekje e dyshimtë. Deri më tani, nuk janë bërë të ditura rrethana të tjera lidhur me ngjarjen./rajonipress/

