AR Katana

Ambasadori i BE-së mirëpret harmonizimin e Kosovës me sanksionet ndaj Rusisë

/ 2 minuta lexim

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel, ka mirëpritur vendimin e Kosovës për t’u harmonizuar me një masë shtesë kufizuese të BE-së kundër Rusisë, në mbështetje të Ukrainës, si dhe me deklaratat e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.

Përmes një postimi në platformën X, Schuebel ka vlerësuar se ky vendim ruan harmonizimin e plotë të Kosovës me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së.

“E mirëpres vendimin e sotëm të Kosovës për t’u harmonizuar me një masë shtesë kufizuese të BE-së kundër Rusisë, në mbështetje të Ukrainës, si dhe me deklaratat e 27 vendeve anëtare të BE-së, duke ruajtur kështu harmonizimin e saj të plotë me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së”, ka shkruar Schuebel.

Uje Dea

Ambasadori i BE-së ka theksuar gjithashtu se përkushtimi i vazhdueshëm i Kosovës ndaj kësaj politike pasqyron respektimin e vlerave evropiane.

“Përkushtimi i vazhdueshëm i Kosovës ndaj Politikës së Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë pasqyron respektimin e saj për vlerat evropiane”, ka deklaruar ai.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar plotësim-ndryshimet e vendimit të vitit 2022, të marrë pas nisjes së agresionit rus në Ukrainë, për zbatimin e vendimit të Këshillit të Bashkimit Evropian lidhur me sanksionet ndërkombëtare ndaj Rusisë.

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se ky vendim po merret me qëllim të harmonizimit me politikën e jashtme dhe të sigurisë të Bashkimit Evropian.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.