Shkolla e Mesme - UBT

Xhensila Myrtezaj reagon për protestat në Tiranë: Më dhemb ajo që shoh në vendin tim

/ 3 minuta lexim

Këngëtarja e njohur shqiptare, Xhensila Myrtezaj, ka reaguar lidhur me protestat në Tiranë, ku situata është tensionuar pas përplasjeve mes të rinjve dhe forcave të rendit.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram, këngëtarja ka ndarë shqetësimin për atë që po ndodh në Shqipëri, duke u ndalur te vështirësitë me të cilat përballen të rinjtë, prindërit dhe qytetarët që punojnë për të siguruar një jetë më të mirë.

“Sot me dhemb ajo qe shoh ne vendin tim. Me dhemb kur shoh te rinj qe ne vend te endrrave per te ardhmen, mbajne mbi supe pasiguri, zhgenjim dhe friken se neser nuk do te kene nje vend ketu”, shkroi këngëtarja.

UBT - Kosove

“Me dhemb per prinderit qe sakrifikojne gjithe jeten për femijet e tyre. Për njerëzit që punojnë ndershmerisht dhe përsëri e kanë të vështirë të jetojnë me dinjitet”.

Në reagimin e saj, Xhensila theksoi edhe shqetësimin se një ditë fëmijët e saj mund të detyrohen të largohen nga Shqipëria për të gjetur mundësi më të mira për të ardhmen.

“Unë jam artiste. Jam nënë. Por mbi te gjitha jam qytetare e ketij vendi. Dhe nuk dua që një ditë femijeve te mi t’u duhet te largohen nga Shqiperia për të pasur atë që duhet të ishte e mundur këtu. Sepse një vend nuk është vetëm toka ku lindim. Eshte edhe shpresa qe na jep per te qendruar. Zëri i qytetareve dhe i studenteve meriton te degjohet, jo te shuhet. Me zemër, me dhimbje dhe me shprese per Shqiperinë tone”, shkroi ajo.

Reagimi i këngëtares vjen në një kohë kur edhe shumë figura të tjera të njohura publike kanë shprehur shqetësimin e tyre për situatën e krijuar në kryeqytetin shqiptar, veçanërisht për lëndimin e të rinjve gjatë përplasjeve me forcat e rendit.

Gjatë dy ditëve të fundit, protestat në Tiranë janë shoqëruar me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe policisë. Pamjet e shpërndara në rrjetet sociale kanë nxitur reagime të shumta, ndërsa diskutimet për mënyrën e trajtimit të protestuesve dhe përdorimin e forcës nga policia kanë vijuar të jenë në qendër të vëmendjes publike.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.