Fundamenti

Seanca ku u votua ligji për Specialen, Haradinaj: Asnjë deputet s’ka pasë shans me dalë pa kry punë, jo pa gjakderdhje

/ 2 minuta lexim

Ish-deputeti i Aleancës, Daut Haradinaj, ka folur për seancën e 6 tetorit, kur edhe përfundonte afati për zgjedhjen e Presidentit të vendit, në mënyrë që vendi të mos shkonte në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Rreth 20 ditë para kësaj date, çdo natë, sheshet e Prishtinës ishin të mbushura me protestues që kërkonin drejtësi për ish-krerët e UÇK-së të dënuar në shkallën e parë në Hagë.

E ditët e fundit para datës 6 tetor, protestat edhe u përshkallëzuan në dhunë mes protestuesve e forcave policore, pasi këta të parët kërkonin me ngulm ndryshimet në Ligjin për Specialen.

Fundamenti

Madje edhe në natën kritike të 6 tetorit, shumë forca policore rrethuan Kuvendin, madje numër i madh i tyre u fut edhe brenda tij. Por, me votimin e ndryshimeve në Ligjin për Specialen, protesta u ndal.

“Votimi atë natë, zotëri Kurti e ka votuar nga frika, sepse është frikacak. Nuk ka pas asnjë shans një deputet me dalë prej Parlamentit atë natë pa e kry atë punë. Nuk ish dalë asnjë hiç. Pa gjakderdhje askush s’ish dalë. Dhe këtë po e them me përgjegjësi të madhe. Nuk kemi qenë duke bërë hajgare. E kanë ditë me detaje. Të gjithë. Deputetët, kryeministri, ministrat…”, tha Haradinaj në “Rubikon” të Klan Kosovës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.