Arrestohet një person në Gjilan, lëndohen dy zyrtarë policorë gjatë ndërhyrjes
Gjilan – Një person është arrestuar mbrëmjen e 12 tetorit në sheshin e qytetit të Gjilanit, pasi dyshohet se ka ofenduar zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.
Sipas raportit të Policisë, i dyshuari ka rezistuar gjatë arrestimit, me ç’rast dy zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime dhe kanë marrë tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./rajonipress/

