Shkolla e Mesme - UBT

Abazi: Kurti do të detyrohet të bëjë kompromise edhe më të mëdha ndërkombëtarisht

/ 2 minuta lexim

Haki Abazi, ish-zv/Kryeministër i Kosovës, deklaroi se kryeministri Albin Kurti do të detyrohet të bëjë kompromise edhe më të mëdha në arenën ndërkombëtare.

“Jemi në një situatë që kërkon veprim të shpejtë sepse kriza energjetike, humbja e Trump në zgjedhjet e mesmandatit do të jetë një kthesë në kompromise edhe më të mëdhaja që duhet të bëjë Kurti në marrëdhëniet ndërkombëtare. Në anën tjetër, ky guri i madh i Dhomave të Specializuara do të rëndohet edhe më shumë mbi Kosovën në kriteret e avancimit të pozitës ndërkomëbëtare.

Sa i përket politikës së brendshme, Abazi theksoi se Kurti po e “fragmenton substancën e kombit përbrenda”.

UBT - Kosove

“Po kthehemi në luftën kundër njëri-tjetrit dhe kjo po na mban në një baltë të përgjithshme këtu brenda”, nënvizoi Abazi.

Kurti, sipas tij është prishur me homologun e tij shqiptar, Edi Rama, për interesa të vogla.

“Kurti është idhnak. Kur je idhnak dhe je i majtë, prishesh me Edi Ramën nëse nuk ta voton Veton Surroin për RCC-në (Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal) në Sarajevë. Këtu prishen të gjitha pastaj, radhiten më pas inate pa fund dhe për interesa të vogla harrojmë interesin kombëtar”, tha Abazi.

“Urgjenca e Kosovës është të kthehet në procesin e integrimit europian, të rikthejë strategjinë për të hyrë në NATO sepse mund të kthehet ideja e një Rusie të fortë në Europë dhe shqiptarët mund të paguajnë çmim të lartë, si gjyshërit e stërgjyshërit tanë. Në historinë tonë, vetëm aleancat e fuqishme na kanë shpëtuar. Ne vetë jemi të paaftë për t’u bashkuar dhe për të krijuar mbrojtje të mjaftueshme për veten”, shtoi ish-zv/kryeministri i Kosovës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.