Në Gjilan sekuestrohen tri pushkë gjuetie dhe 20 fishekë, dy persona të dyshuar
Gjilan – Policia e Kosovës ka sekuestruar tri pushkë gjuetie dhe 20 fishekë nga dy persona të dyshuar, meshkuj kosovarë, në Gjilan.
Rasti është regjistruar më 11 tetor, rreth orës 21:45. Sipas raportit policor, pas sekuestrimit të armëve dhe municionit, me vendim të prokurorit, rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt./rajonipress/

