OVL-UÇK në Viti ndan mirënjohje për biznesmenin Florent Emini për mbështetjen e vazhdueshme
Viti – Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), Dega në Viti, i ka ndarë një mirënjohje biznesmenit Florent Emini, në shenjë falënderimi për kontributin dhe mbështetjen e tij të vazhdueshme ndaj organizatës.
Sipas njoftimit të kryetarit të OVL-UÇK-së, Dega në Viti, Idriz Quni, biznesmeni Florent Emini është pritur në zyrat e organizatës, ku i është shprehur mirënjohje për përkrahjen e dhënë në aktivitete dhe organizime të ndryshme.
Quni ka vlerësuar gatishmërinë e Eminit për të qëndruar pranë organizatës dhe për ta mbështetur atë në raste të ndryshme, duke e cilësuar kontributin e tij si një shembull të solidaritetit dhe respektit ndaj veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Përmes këtij vlerësimi, OVL-UÇK në Viti ka shprehur falënderimin për bujarinë dhe përkrahjen e biznesmenit Emini, si dhe për të gjithë ata që kontribuojnë në mbështetjen e veteranëve dhe të aktiviteteve të organizatës.
Në fund të njoftimit, kryetari Idriz Quni ka shprehur respekt dhe mirënjohje për Florent Eminin dhe të gjithë kontribuuesit që vazhdojnë të mbështesin organizatën e veteranëve./rajonipress/

