FIDANISHTJA

Dhimbje e madhe në Pozheran, Sokol Haliti në solidaritet me familjen Bogujevci pas humbjes tragjike të dy familjarëve

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka shprehur pikëllim të thellë dhe shqetësim për vdekjen tragjike të dy anëtarëve të familjes Bogujevci nga Pozherani, si dhe plagosjen e një anëtari tjetër të kësaj familjeje.

Përmes një reagimi publik, Haliti e ka cilësuar këtë ngjarje si një humbje të madhe dhe një akt të rëndë dhune që trondit çdo qytetar.

“Me pikëllim të thellë dhe shqetësim të madh e kam marrë lajmin për vdekjen tragjike të dy anëtarëve të familjes Bogujevci nga Pozherani dhe plagosjen e një anëtari tjetër të kësaj familjeje”, ka shkruar Haliti.

Ai ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen Bogujevci, të afërmit dhe të gjithë ata që po përballen me këtë tragjedi, ndërsa të plagosurit i ka uruar shërim të shpejtë dhe të plotë.

Hidromorava

Njëkohësisht, kryetari Haliti ka shprehur shqetësimin dhe indinjatën e tij për këtë rast të rëndë, duke bërë thirrje që organet kompetente të veprojnë me urgjencë, të zbardhin plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe përgjegjësit të përballen me drejtësinë.

“Dhuna dhe marrja e jetëve të njerëzve janë të papranueshme dhe nuk mund të kenë asnjë arsyetim. Siguria e qytetarëve dhe mbrojtja e jetës së njeriut duhet të mbeten përparësi e institucioneve dhe e gjithë shoqërisë sonë”, ka theksuar Haliti në reagimin e tij.

Ai ka shtuar se në këto momente të rënda ndan dhimbjen me familjen Bogujevci dhe lutet që ajo të gjejë forcën për ta përballuar këtë humbje të parikuperueshme.

Në fund të reagimit, kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka përcjellë edhe një herë ngushëllimet e tij më të sinqerta për familjen Bogujevci, duke shprehur respekt dhe solidaritet me të në këto çaste të vështira./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.