Në përvjetorin e rënies së heroit Hasan Ali-Remniku, Sokol Haliti bën homazhe në Viti
Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me përfaqësues të institucioneve komunale dhe familjarë, bëri homazhe pranë shtatores së heroit Hasan Ali-Remniku, në përvjetorin e rënies së tij.
Me këtë rast, u nderua jeta, vepra dhe sakrifica e Hasan Ali-Remnikut për lirinë e vendit. Homazhet u zhvilluan në shenjë respekti dhe mirënjohjeje për kontributin e tij.
Përmes këtij nderimi, u rikujtua rëndësia e ruajtjes së kujtimit për dëshmorët dhe heronjtë që dhanë jetën për lirinë e Kosovës.
Lavdi e përjetshme heroit Hasan Ali-Remniku!


