Eko Higjiena

Senatorja Shaheen mesazhe nga Tirana për stabilitetin rajonal: Ajo që ndodh në Bosnjë e Kosovë ndikon edhe në Shqipëri

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Senatorja demokrate amerikane Jeanne Shaheen, e cila është edhe kryetare në detyrë e Komisionit për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit, në një ngjarje në Tiranë të organizuar nga Këshilli Atlantik, foli për përpjekjet e saj të vazhdueshme për forcimin e qëndrueshmërisë demokratike në Ballkanin Perëndimor, si dhe rëndësinë e vazhdimit të partneritetit amerikan me rajonin për të promovuar stabilitetin dhe zhvillimin ekonomik.

Ajo vuri në dukje kërcënimet në rritje ndaj avancimit të mëtejshëm të demokracisë në rajon dhe rolin vendimtar që do të luajë brezi i ardhshëm i liderëve në të ardhmen e Ballkanit Perëndimor.

Gjatë fjalës së saj, senatorja amerikane tha se Tirana duhet të dijë se ajo që ndodh në Kosovë dhe Bosnjë ka ndikim edhe në stabilitetin e Shqipërisë.

ARKATANA

“Shqipëria e kupton se paqëndrueshmëria nuk ndalet te kufiri. Ajo që ndodh në Bosnjë ka rëndësi këtu. Ajo që ndodh në Kosovë ka rëndësi këtu. Nëse stabiliteti është objektivi ynë, politika amerikane duhet të përforcojë institucionet dhe marrëveshjet që kanë ndihmuar në ruajtjen e tij”.

Në fund ajo ia dha një porosi qytetarëve shqiptarë.

“Prandaj, qëndroni të angazhuar. Kërkoni institucione që punojnë në shërbimin tuaj. Krijoni biznese, kandidoni për poste publike, kërkoni llogari nga udhëheqësit tuaj dhe ndërtoni Shqipërinë në të cilën dëshironi të jetoni”./Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.