HW

AAK në Gjilan reagon pas vrasjes së dyfishtë në Livoç të Ulët: Siguria e qytetarëve është obligim i institucioneve

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Dega në Gjilan, ka reaguar publikisht pas vrasjes së dy personave në fshatin Livoç i Ulët, duke shprehur ngushëllime për familjet e viktimave dhe duke kërkuar angazhim të shtuar institucional për garantimin e sigurisë së qytetarëve.

Në prononcimin publik të kësaj partie, kryetari i AAK-së në Gjilan, Sokol Haziri, e ka cilësuar ngjarjen si një tragjedi që ka tronditur qytetarët dhe që kërkon reagim të vendosur nga institucionet e rendit dhe të drejtësisë.

AAK-ja u ka shprehur ngushëllime të sinqerta familjeve të viktimave, duke ndarë dhimbjen me to në këto momente të rënda.

Në reagim theksohet se mbrojtja e jetës së njeriut duhet të jetë detyra parësore e çdo institucioni shtetëror. Për këtë arsye, AAK-ja kërkon që autoritetet kompetente të veprojnë me urgjencë për zbardhjen e plotë të rastit dhe zhvillimin e procedurave ligjore ndaj personave përgjegjës.

Fundamenti

Përtej reagimit ndaj ngjarjes, kjo parti ka vënë në pah nevojën për masa konkrete parandaluese, prani më të përgjegjshme institucionale dhe angazhim të vazhdueshëm për të parandaluar përsëritjen e tragjedive të tilla.

“Shteti duhet të jetë aty për ta mbrojtur jetën e qytetarëve, jo vetëm për të reaguar pasi ajo të humbet”, thuhet në reagimin e AAK-së në Gjilan.

Në përfundim, AAK-ja ka theksuar se siguria e qytetarëve nuk duhet të trajtohet si privilegj, por si e drejtë themelore dhe përgjegjësi e panegociueshme e institucioneve shtetërore. Reagimi është nënshkruar nga kryetari i degës së kësaj partie në Gjilan, Sokol Haziri./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.