ARKATANA

Prokuroria në Gjilan ndalon një person për kontrabandim me migrantë, ngre tri aktakuza ndaj 10 personave

/ 1 minutë lexim
HW

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan ka ndaluar një person të dyshuar për veprën penale “Kontrabandimi me migrantë”, ndërsa ka ngritur tri aktakuza ndaj gjithsej 10 personave për vepra të ndryshme penale.

Sipas njoftimit të Prokurorisë Themelore në Gjilan, ndalimi i një personi është bërë me urdhër të prokurorit, nën dyshimin për përfshirje në veprën penale të kontrabandimit me migrantë.

Ndërkohë, gjatë aktiviteteve të saj, Prokuroria ka ngritur tri aktakuza në raste të ndara.

Aktakuza e parë është ngritur kundër gjashtë personave për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

Uji Dea

Aktakuza e dytë përfshin dy persona, të dyshuar për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Kanosja”.

Ndërsa aktakuza e tretë është ngritur kundër dy personave për veprën penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”.

Me këto veprime, Prokuroria Themelore në Gjilan po vazhdon procedurat penale ndaj personave të dyshuar për vepra të ndryshme, në përputhje me kompetencat dhe përgjegjësitë e saj ligjore./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.