ARKATANA

Veteranët shqiptarë dhe kroatë bëjnë homazhe në Gjilan për dëshmorët Samet Bogujevci dhe Fadil Salihu

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Një delegacion i veteranëve shqiptarë dhe kroatë ka vizituar Kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve në Gjilan, ku ka bërë homazhe në nderim të dëshmorëve Samet Bogujevci dhe Fadil Salihu, të rënë në Gospiq të Kroacisë.

Delegacioni përbëhej nga gjenerali Esat Qollaku, president i Organizatës UABHDR, Tomë Kaqinari, kryetar i shoqatave vullnetare të luftëtarëve të Kroacisë, si dhe përfaqësues të tjerë të organizatave të veteranëve.

Gjatë vizitës, të pranishmit nderuan sakrificën dhe kontributin e dëshmorëve, duke përkujtuar angazhimin e tyre në luftën për liri.

Hidromorava

Në këtë aktivitet morën pjesë edhe nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arianit Sadiku, dhe kryesuesja e Kuvendit Komunal, Krenare Latifi-Kqiku, të cilët shprehën respektin e tyre për dëshmorët dhe falënderuan delegacionin për vizitën dhe përkushtimin e vazhdueshëm në ruajtjen e kujtimit të bashkëluftëtarëve të rënë.

Vizita u zhvillua në shenjë nderimi dhe respekti për ata që dhanë jetën për liri, duke rikujtuar rëndësinë e ruajtjes së kujtesës historike dhe të lidhjeve ndërmjet veteranëve shqiptarë dhe kroatë.

Lavdi e përjetshme Samet Bogujevcit, Fadil Salihut dhe të gjithë dëshmorëve të lirisë!/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.