UBT

“S’mund të punojmë çdo ditë me frikë”, sindikata e minatorëve ankohet për kushtet e punës

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës ka reaguar pas incidentit të mbrëmshëm ku në minierën e Stantërgut 63 minatorë mbetën të ngujuar pas një ndërprerje të energjisë elektrike. Ata dolën më pas shëndoshë e mirë, por Sindikata tha se ky rast alarmon për gjendjen e sigurisë në Trepçë dhe se nuk guxon të kalojë në heshtje.“Nuk mund të presim tragjedinë për të reaguar”, thotë sindikata.

Sindikata u ankua për kushtet e punës, pajisjet e vjetruara, rrugët e emergjente, rreziqet profesionale dhe mungesën e investimeve në sigurinë dhe shëndetin e minatorëve.“Minatorët nuk mund të vazhdojnë të punojnë çdo ditë me frikën se një defekt teknik mund t’u rrezikojë jetën”.

Sindikata ka kërkuar nga institucionet përgjegjëse hetim të plotë dhe transparent të rastit, përcaktimin e përgjegjësive dhe vlerësim urgjent të gjendjes së pajisjeve, infrastrukturës, rrugëve të emergjencës dhe sistemeve të sigurisë në minierë.

Uji Dea

“Kërkojmë gjithashtu investime urgjente nga shteti në sigurinë e minatorëve. Nuk mjaftojnë deklaratat dhe reagimet vetëm pas incidenteve”.

Sindikata tha se mediat po e pasqyrojnë me përgjegjësi zërin e minatorëve, por nuk mund të jetë vetëm media ajo që reagon.“Institucionet duhet të veprojnë. Trepça mund të jetë pasuri strategjike e Kosovës, por mbi çdo pasuri qëndron jeta dhe shëndeti i minatorit. Mos të presim që një incident i radhës të kthehet në tragjedi. Tani është momenti për veprim!”

Në fund sindikata ka falënderuar të gjithë ata që shprehën shqetësim për minatorët.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.