Arrestohet i dyshuari për kontrabandim me migrantë, dërgohet në mbajtje
Gjilan – Policia ka identifikuar dhe arrestuar një person të dyshuar në lidhje me një rast të kontrabandimit me migrantë, të raportuar më 15 shtator në Gjilan.
Sipas të dhënave të policisë, i dyshuari është mashkull kosovar, ndërsa identifikimi dhe arrestimi i tij është bërë më 7 tetor 2026, në kuadër të hetimeve lidhur me rastin.
Pas arrestimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Hetimet për rastin po vazhdojnë nga organet kompetente, ndërsa procedurat e mëtejshme do të zhvillohen në përputhje me vendimet e organeve të drejtësisë./rajonipress/


