Merr pesë armë me leje dhe zhduket pa përfunduar kontratën e shitblerjes
Gjilan – Policia në Gjilan ka nisur hetimet për një rast të dyshuar të mashtrimit, pasi një qytetar ka raportuar se një person i panjohur i kishte marrë pesë armë zjarri, të cilat posedoheshin me leje valide.
Sipas raportimit, personi i panjohur i kishte kërkuar ankuesit që t’ia shiste pesë armët. Ankuesi ia kishte dorëzuar armët të dyshuarit, me pritjen që më pas të kryhej edhe kontrata e shitblerjes te noteri.
Megjithatë, i dyshuari nuk ishte paraqitur më te noteri për të përfunduar procedurën dhe, sipas ankuesit, kishte mbetur pa e kryer pagesën dhe formalizimin e shitblerjes.
Rasti është cilësuar si “Mashtrim” dhe është duke u hetuar nga organet kompetente./rajonipress/


