FIDANISHTJA

Hasani: Protestat masive të qytetarëve e detyruan Kurtin të lëshoj pe për Ligjin për Specialen

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka hedhur poshtë pretendimet se Justina Shiroka-Pula është zgjedhur presidente në mënyrë jokushtetuese.

Ai është shprehur i bindur se presidentja e re është zgjedhur në përputhje me Kushtetutën e Kosovës

Në emisionin “Intervista Nacionale”, Hasani ka bërë me dije se votimi i deputetëve për shefen e re të shtetit nuk përbën rast për Kushtetuese.

“Pa asnjë diskutim që po. Shikoni, nuk mund të thuash ti. Nëse dikush do të përfundojë në gjykatë, le të përfundojë në gjykatë dhe gjykata e jep fjalën e saj. Nuk ka çështje kushtetuese këtu. Është çuditshme që ata njerëz që sot flasin për dhjetë apo pesëmbëdhjetë minuta të një procesi. Imagjino të ishte ndalur rryma, sepse ne kemi problem me rrymën, a ishte shtyrë afati i zgjedhjes? A ishte shtyrë ndonjëherë një orë?”, ka thënë ai.

Ai ka kritikuar ata që pretendojnë se presidentja e re është zgjedhur në mënyrë jokushteteuse.

Hasani ka bërë me dije se të njëjtit kanë heshtur për shkeljet e rënda kushtetuese të Albin Kurtit gjatë këtyre viteve.

ARKATANA

Sipas tij, tani vendi do të futet në gjendje kushtetuese.

“Tani jam optimist se kemi dalë nga gjendja jokushtetuese. Fillon rikthimi dhe sanimi i pasojave të gjendjes jashtë Kushtetutës në të cilën kemi jetuar për disa muaj. Kjo gjendje duhet të përshëndetet. Ata që janë të pakënaqur, le të shkojnë në Gjykatën Kushtetuese. Unë jam i bindur, po e them prapë, se nuk ka çështje kushtetuese këtu”, ka thënë ai.

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese ka thënë se kompromisi për zgjedhjen e presidentes së re është arritur falë presionit të qytetarëve.

Sipas tij, protesta masive të qytetarëve e detyruan kryeministrin Albin Kurti të lëshoj pe për Ligjin për Specialen.

“Sa i përket arritjes së kësaj marrëveshjeje, nuk kishte të bënte me presidentin, sepse qytetarëve nuk u intereson fort ai dimension. Kjo ka shumë rëndësi, sepse që dy vjet e gjysmë ne jemi në ethet e zgjedhjeve. Sharjet dhe fyerjet ranë në çdo nivel. Kosova ra në çdo nivel. Shkoi shumë pranë kaosit, sepse iu dha shumë hapësirë një diskursi që nuk ishte më as populizëm”, ka thënë ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.