UBT

Terras: Qytetarët e Kosovës mbështesin fuqishëm anëtarësimin në BE

/ 1 minutë lexim
HW

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Kosovën, Riho Terras, ka deklaruar se qytetarët e Kosovës, në shumicë dërrmuese, e mbështesin anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian.

Përmes një postimi në platformën X, Terras ka theksuar se stabiliteti institucional duhet të shfrytëzohet për të avancuar reformat dhe rritjen ekonomike në Kosovë.

“Qytetarët e Kosovës e mbështesin në masë dërrmuese anëtarësimin në BE. Stabiliteti institucional tani duhet të sjellë reforma dhe rritje ekonomike”, ka shkruar Terras.

ARKATANA

Ai ka bërë të ditur se, në cilësinë e raportuesit të Parlamentit Evropian për Kosovën, do ta intensifikojë bashkëpunimin me institucionet e vendit për të avancuar rrugën e Kosovës drejt Bashkimit Evropian.

“Si raportues i Parlamentit Evropian për Kosovën, do ta shtoj bashkëpunimin me institucionet e saj për të avancuar rrugën evropiane të vendit”, ka deklaruar Terras./Telegrafi/.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.