Aksident fatal në Viti, humb jetën një këmbësor
Viti – Një këmbësor ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur të martën në Viti.
Sipas Policisë së Kosovës, aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:45 dhe në të janë përfshirë një automjet, i drejtuar nga një mashkull kosovar, dhe një këmbësor, po ashtu mashkull kosovar. Si pasojë e përplasjes, këmbësori ka pësuar lëndime të rënda dhe ka ndërruar jetë.
I dyshuari është arrestuar dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje. Ndërkohë, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Rasti po hetohet nga organet kompetente./rajonipress/


