Me ceremoni shtetërore Justina Shiroka-Pula merr mandatin e saj si presidente e Kosovës
Në ceremoninë e inaugurimit, ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ia ka dorëzuar Kushtetutën presidentes së re, duke shënuar zyrtarisht fillimin e mandatit të saj.
Ceremonia shtetërore nisi nën intonimin e himnit të Republikës së Kosovës dhe presidentja e re u prit nga ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu.
Foto: Ridvan Slivova Foto: Ridvan Slivova
Ceremonia e inaugurimit u zhvillua me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve të vendit, mysafirëve dhe personaliteteve të ftuara, duke shënuar fillimin zyrtar të mandatit të ri presidencial.
Në mesin e të pranishmëve janë kryeministri , Albin Kurti, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Petrit Ajeti, si dhe ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.
Po ashtu edhe Emilija Rexhepi nënkryetare e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e komuniteteve joshumicë joserbe.
Në ceremoninë solemne po marrin pjesë edhe ministri dhe personalitete të tjera.
Pas pritjes ceremoniale dhe ekzekutimit të himnit shtetëror, aktivitetet vijojnë me pjesët e tjera të programit të inaugurimit. /Telegrafi/


