UBT

Haradinaj: Ta ndihmojmë krijimin e mirëfilltë të një opozite të fortë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Pas miratimit të Ligjit për Dhomat e Specializuara ka reaguar ish kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, duke thënë që të martën përfundoi një punë e mirë.

Haradinaj, përmes një deklarimi në rrjetin social, facebook e cilësoi miratimin e Ligjit si hap të rëndësishëm në mbrojtje të së drejtës së Kosovës duke thënë që pavarësisht vështirësive, çdo punë mund të përfundojë kur ekziston vullneti dhe angazhimi.

“Ky ligj e ndihmon të drejtën tonë. Urime Kosovë, urime Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, urime çlirimtarë që padrejtësisht po mbaheni në Hagë”, tha Haradinaj.

Haradinaj, me këtë rast uroi presidenten e re, Justina Shiroka-Pula, duke i uruar sukses në ushtrimin e detyrës.

FIDANISHTJA

“Presidentes së zgjedhur, zonjës Justina Shiroka-Pula, ia uroj zgjedhjen, i uroj punë të mbarë”, u shpreh ai.

Ndërkohë, Haradinaj, potencoi që në vend ende ka çështje që duhet të adresohen.

“Qytetarë të dashur, ende punët tona mbeten pa kry. Një punë e rëndësishme është përballja e keqqeverisjes në vend. Në demokraci qytetari ka nevojë për opozitë të vërtetë, për opozitë të fortë. Ta ndihmojmë krijimin e mirëfilltë të një opozite të fortë e të pathyeshme. Aleanca është e gatshme të marrë përgjegjësinë bashkë me ju që ta përballim keqqeverisjen në interes të popullit të Kosovës’ ”, tha ai. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.