Gruaja gjendet e vdekur në Kamenicë, trupi dërgohet për obduksion
Kamenicë – Një grua është gjetur e vdekur në Kamenicë, ndërsa rasti po hetohet nga autoritetet kompetente.
Sipas raportit policor, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse të Policisë së Kosovës, së bashku me mjekun kompetent, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës, shtetase kosovare.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, ndërsa rasti është cilësuar si “Hetim mbi vdekjen”./rajonipress/


