Eko Higjiena

Mbi 700 libra të rinj pasurojnë bibliotekat e tri shkollave në Kamenicë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kamenicë – Bibliotekat e tri shkollave të Komunës së Kamenicës janë pasuruar me mbi 700 tituj të rinj librash dhe inventar përcjellës, në kuadër të një projekti që synon nxitjen e leximit dhe përmirësimin e kushteve për nxënësit.

Donacioni është realizuar me mbështetjen e Elsa Miller Foundation, e cila ka financuar krijimin e MiniBibliotekave në SHFMU “Metush Krasniqi” në Roganë, SHFMU “Rexhep Mala” në Topanicë dhe SHFMU “Xhavit Ahmeti” në Hodonoc.

Në aktivitet morën pjesë kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, dhe drejtori i Drejtorisë së Arsimit, Selami Klaiqi, së bashku me stafin e kësaj drejtorie. Ata vlerësuan rëndësinë e pasurimit të bibliotekave shkollore, duke theksuar se qasja në literaturë të re krijon mundësi më të mira për zhvillimin arsimor dhe kulturor të nxënësve.

FIDANISHTJA

Organizatë zbatuese e projektit ishte ZA Aktiv e.V., e përfaqësuar nga Resa Kurbogaj-Ajeti, e cila kontribuoi në realizimin e projektit dhe në sigurimin e donacionit për shkollat përfituese.

Në shenjë mirënjohjeje për kontributin në realizimin e projektit, tri shkollat ndanë mirënjohje për drejtorin e Arsimit, Selami Klaiqi, dhe përfaqësuesen e ZA Aktiv e.V., Resa Kurbogaj-Ajeti.

Ky donacion pritet të krijojë mundësi më të mira për nxënësit dhe mësimdhënësit, duke zgjeruar fondin bibliotekar dhe duke ofruar qasje më të madhe në literaturë për lexim, mësim dhe zhvillim të shkathtësive të nxënësve. Komuna e Kamenicës shprehu mirënjohje për Elsa Miller Foundation dhe ZA Aktiv e.V. për mbështetjen dhe bashkëpunimin në fushën e arsimit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.