Presidentja Shiroka-Pula: Kosova të ecë përpara me orientim të qartë euroatlantik e të mbrojë miqësinë me aleatët
Presidentja e re e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka mbajtur fjalën e parë në Kuvendin e Kosovës.
Ajo tha se Kosova duhet të ketë orientim të qartë euroatlantik dhe se vendi duhet të mbajë miqësitë e saj me aleatët.
“Kosova duhet të ecë përpara si një shtet demokratik, i sigurt, me orientim të qartë euroatlantik dhe me miqësi të fortë me aleatët tonë. Do ta mbroj Kushtetutën, interesin e Republikës dhe dinjitetin e qytetarëve tonë”.
Ajo tha se ky mandat nuk i përket vetëm një personi, por e “qytetarëve dhe shtetit për të cilin shumë breza sakrifikuan”.
Shiroka-Pula u zotua se do të jetë Presidente e të gjithëve pa dallim./Express/


