Arrestohen dy persona në Gjilan për rastin e lëndimit të lehtë trupor
Gjilan – Dy persona janë arrestuar në Gjilan në lidhje me një rast të lëndimit të lehtë trupor.
Rasti kishte ndodhur më 3 tetor, rreth orës 19:30, në rrugën “Mulla Idrizi”. Sipas raportit policor, dy të dyshuarit, të dy meshkuj kosovarë, janë arrestuar më 5 tetor.
Pas intervistimit në polici, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./rajonipress/


