UBT

“Kontrollohu, për veten, për jetën!” – Kamenica nis fushatën për ndërgjegjësimin për kancerin e gjirit

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Kamenicë – Në kuadër të Muajit të Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit, Komuna e Kamenicës ka nisur sot një fushatë sensibilizuese me mesazhin “Kontrollohu, për veten, për jetën!”, duke synuar rritjen e vetëdijes së qytetarëve për rëndësinë e kontrolleve të rregullta dhe zbulimit të hershëm të sëmundjes.

Fushata është organizuar nga Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, në bashkëpunim me Zyrën e Kryetarit të Komunës dhe Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr. Shaban Geci”.

Në kuadër të aktiviteteve u zhvillua edhe një marsh solidarizues, i cili nisi nga objekti i Komunës së Kamenicës dhe vazhdoi përgjatë sheshit “Metush Krasniqi”. Në marsh morën pjesë përfaqësues të institucioneve lokale, profesionistë shëndetësorë, zyrtarë komunalë dhe qytetarë të shumtë.

Pjesëmarrësit përcollën një mesazh të përbashkët për rëndësinë e kujdesit ndaj shëndetit, kontrolleve parandaluese dhe diagnostikimit të hershëm, veçanërisht tek gratë.

UBT

Në aktivitet morën pjesë Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, Drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Besart Kryeziu, Nënkryetarja e Komunës, Arta Bajralija, Kryetarja e Kuvendit Komunal, Arbnore Beqiraj Fera, Shefi i Kabinetit, Vaxhid Rexhepaj, si dhe drejtorë të drejtorive komunale, zyrtarë, profesionistë shëndetësorë dhe qytetarë.

Përmes kësaj fushate, Komuna e Kamenicës synon të forcojë ndërgjegjësimin për kontrollet parandaluese dhe konsultimet e rregullta mjekësore, duke i inkurajuar qytetarët, veçanërisht gratë, që t’i kushtojnë më shumë rëndësi shëndetit të tyre.

Muaji i Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit shërben edhe si një thirrje për solidaritet me të gjitha gratë që janë përballur ose po përballen me këtë sëmundje, ndërsa mesazhi i fushatës së Kamenicës mbetet i qartë: “Kontrollohu, për veten, për jetën!”./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.