ARKATANA

Manaj: Rekordi i Bogdanit? S’ka rëndësi kush shënon

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Shqipëria ka detyrim tre pikët në ndeshjen e radhës në shtëpi kundër San Marinos, pas humbjes 2-1 në Helsinki ndaj Finlandës.

Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, Rey Manaj, ka folur përpara sfidës, duke thënë se ekipi kërkon ta mbyllë sfidën që në fillim.

ARKATANA

“Ndeshja me San Marinon, varet si e marrim. Është një ekip shumë më i dobët se ne, por duhen parë si do shkojnë gjërat në fushë. Do të futemi që të mbyllim direkt ndeshjen dhe të marrim tre pikë. Këto janë statistika që i shohin njerëzit jashtë. Për ne e rëndësishme është që të bëjmë gola. Punojmë në aksione. Shpresoj të kemi fat nesër e t’ju bëjmë të lumtur juve duke i shënuar golat me aksione. Besoj se trajneri ka shumë pak kohë, por idetë i ka të qarta. Të gjithë lojtarët e ndjekin. Absolutisht që çdo kohë që kalon është më mirë për ne. Shpresoj të jemi 100% kur të fillojnë kualifikueset e Europianit. Sa më shumë gola të bëjmë, aq më të lumtur do jemi. Duhet të futemi në fushë duke menduar që të shënojmë që nga fillimi. Gjëja më kryesore është që të sulmojmë fort e ta mbyllim ndeshjen. Grupi është shumë i mirë. Është përmirësuar shumë. Çdo lojtar që do luajë, do më të mirën e ekipit. Jam i lumtur që të luaj me cilindo lojtar. Dëshira do ishte e madhe që ta thyaja në këtë ndeshje. Rëndësia është që të marrim tre pikë. Pastaj kush i bën golat s’ka rëndësi. Tani gjërat po ecin shumë mirë dhe shpresoj të vazhdojnë kështu”, tha Manaj.

Shqipëria, ndeshjen e katërt do ta zhvillojë ndaj San Marinos në “Air Albania”, me fillim në orën 20:45./IndeksOnline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.