United Hospital

Alban Shahiqi emërohet ushtrues detyre i drejtorit të Teatrit të Qytetit të Gjilanit

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Aktori i Teatrit të Qytetit të Gjilanit, Alban Shahiqi, është caktuar ushtrues i detyrës së drejtorit të këtij institucioni kulturor.

Vendimi është marrë nga Kryetari i Komunës së Gjilanit, me propozim të Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport.

Sipas njoftimit zyrtar të Teatrit të Qytetit të Gjilanit, në detyrën e re Shahiqi do të angazhohet në vazhdimin e punës së institucionit, zhvillimin e projekteve artistike dhe forcimin e rolit të teatrit në jetën kulturore të qytetit dhe më gjerë.

Eco Higjiena

Emërimi i tij vjen në kuadër të drejtimit të mëtejshëm të aktiviteteve të Teatrit të Gjilanit, me synim vazhdimin e veprimtarisë artistike dhe realizimin e projekteve të reja teatrale.

Nga Teatri i Qytetit të Gjilanit i kanë uruar Shahiqit sukses në detyrën e re dhe punë të mbarë në përmbushjen e kësaj përgjegjësie./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.