UBT

Gjilani informohet për mundësitë e programit “Punë dhe Aftësi” për zhvillimin e bizneseve

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Drejtoria për Zhvillim Ekonomik e Komunës së Gjilanit, në bashkëpunim me organizatën gjermane Help, ka organizuar sot një sesion informues për programin “Punë dhe Aftësi për Parandalimin e Migrimit në Kosovë”, i cili mbështetet nga Qeveria Gjermane.

Në këtë aktivitet, qytetarët, përfaqësuesit e bizneseve dhe personat e interesuar janë informuar për mundësitë që ofron programi për themelimin dhe zhvillimin e bizneseve, si dhe për format e mbështetjes që mund të përfitojnë aplikuesit.

Gjatë sesionit janë prezantuar mundësitë për grante në pajisje, trajnime, mentorim dhe këshillim, me qëllim të fuqizimit të iniciativave të reja dhe zhvillimit të aktiviteteve biznesore.

Drejtoria për Zhvillim Ekonomik ka vlerësuar se programe të tilla kontribuojnë në krijimin e mundësive të reja për punësim dhe zhvillim të ndërmarrësisë, duke ofruar perspektiva të reja ekonomike për qytetarët e Gjilanit.

Eco Higjiena

Sipas informacioneve të prezantuara në sesion, procedurat e aplikimit, vlerësimit dhe përzgjedhjes së përfituesve do të zhvillohen nga organizata Help, në përputhje me kriteret dhe procedurat e përcaktuara nga programi.

Drejtoria për Zhvillim Ekonomik u ka bërë thirrje qytetarëve dhe bizneseve të interesuara që të informohen për kushtet dhe procedurat e aplikimit dhe të shfrytëzojnë mundësitë që ofron ky program.

Në përfundim të aktivitetit, Drejtoria ka falënderuar pjesëmarrësit për interesimin, si dhe mediat lokale për kontributin në informimin e qytetarëve për mundësitë e ofruara përmes programit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.