Prokuroria e Gjilanit ndalon tre persona për kanosje dhe lëndim të lehtë trupor
Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan ka njoftuar se, më 4 tetor 2026, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar tre persona të dyshuar për vepra penale.
Sipas njoftimit të Prokurorisë, ndalimet janë bërë në dy raste të ndara. Një person është ndaluar nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Kanosja”, ndërsa dy persona të tjerë dyshohen për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.
Të tre personat janë ndaluar me urdhër të prokurorit kujdestar, ndërsa Prokuroria do të ndërmarrë veprimet e mëtejshme procedurale në përputhje me dispozitat ligjore.
Prokuroria Themelore në Gjilan, përmes Departamentit të Përgjithshëm, ka vazhduar procedurat hetimore lidhur me rastet, ndërsa personat e ndaluar gëzojnë të gjitha të drejtat e garantuara me ligj deri në një vendim përfundimtar të gjykatës./rajonipress/

