UBT

Kurti: Mbështesim në lexim të parë Ligjin për Specialen, por nuk jemi të bindur për dobinë e tij

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryeministri Albin Kurti ka folur në seancën e Kuvendit për Projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, duke theksuar se lufta e popullit të Kosovës ishte luftë çlirimtare dhe se bartëse e saj ishte UÇK-ja.

Kurti tha se UÇK-ja ishte “shprehja më e lartë politiko-ushtarake në historinë tonë çlirimtare”, duke shtuar se ajo nuk ishte vetëm përgjigje ndaj suprimimit të autonomisë së Kosovës në vitin 1989, por edhe ndaj gjenocidit të Serbisë ndaj shqiptarëve.

Ai tha se zemërimi i qytetarëve ndaj Gjykatës Speciale është i kuptueshëm dhe se kjo pakënaqësi, sipas tij, ka qenë e pranishme që nga viti 2015, kur u themeluan Dhomat e Specializuara.

“Ankesat për gjykatën duhet t’u drejtohen atyre që e themeluan, jo atyre që e kundërshtuan”, tha Kurti.

Kryeministri deklaroi se LVV-ja e kishte mbështetur më herët rezolutën e Kuvendit dhe se sot po e mbështet edhe Projektligjin në lexim të parë.

“Ju kemi mbështetur me rezolutën në Kuvend, sot po ju mbështesim edhe me votën në lexim të parë”, u shpreh ai.

Mobi Casa

Kurti tha se sa herë që bëhet fjalë për çështje që prekin interesin e vendit, deputetët e LVV-së, sipas tij, kanë treguar se mund të veprojnë përtej dallimeve politike.

Megjithatë, ai theksoi se LVV-ja nuk është e bindur për dobinë e projektligjit.

“Ne nuk jemi të bindur për dobinë e këtij Projektligji. Na keni thënë që këtë e mbështesin edhe ekipet mbrojtëse, andaj po ua mbështesim edhe ne”, deklaroi Kurti.

Në fjalën e tij, Kurti u bëri thirrje deputetëve që gjatë votimit të marrin parasysh jo vetëm arsyet që i kanë shtyrë të votojnë pro, por edhe efektet që një vendim i tillë mund të ketë në të ardhmen.

“Duhet ta keni parasysh jo vetëm shkakun që ju shtyn të votoni sot, por edhe pasojat që mund të prodhojë ky votim nesër”, tha Kurti. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.