United Hospital

Nagavci: Ndryshimi i Ligjit për Specialen nuk i liron të akuzuarit, duhet të jemi të vetëdijshëm për kufijtë

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, ka deklaruar në Kuvendin e Kosovës se çdo dyshim për vepra penale të kryera nga individë do të duhej të trajtohej brenda sistemit të drejtësisë së Republikës së Kosovës.

“Ne si LVV ishim kundër krijimit të Dhomave të Specializuara dhe kundër jemi edhe sot”, tha Nagavci.

Nagavci tha se Qeveria dhe shumica parlamentare e vitit 2015 kishin bërë një zgjedhje tjetër, duke mundësuar themelimin e Dhomave të Specializuara.

“Qeveria e shumica parlamentare e vitit 2015 bëri një zgjedhje tjetër, u themelua Gjykata Speciale. Nuk mund të kuptohet vendimi që po marrim pa kujtuar vendimin e atij viti”, tha ajo.

Eco Higjiena

Megjithatë, Nagavci deklaroi se nëse ata që e kishin mbështetur atë zgjidhje tash kërkojnë ndryshimin e ligjit, Vetëvendosje do ta mbështesë këtë përpjekje.

Ajo kërkoi që deputetët të jenë të vetëdijshëm për kufijtë e ndryshimeve që po shqyrtohen.

“Duhet të jemi të vetëdijshëm për kufijtë e këtij vendimi. Ndryshimi nuk i liron ata persona, nuk i kthen ish-drejtuesit e UÇK-së në atdhe”, deklaroi Nagavci.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.