Mot me diell, temperaturat deri në 24°C
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka parashikuar mot kryesisht me diell për sot e me vranësira të pakta.
Sipas IHMK-së, mëngjesi do të jetë i ftohtë, me temperatura minimale nga -1 deri në 2 gradë Celsius.
Gjatë ditës pritet ngritje e ndjeshme e temperaturave. Maksimalet do të lëvizin ndërmjet 20 dhe 24 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga drejtimi i veriperëndimit, me shpejtësi nga 1 deri në 4 metra në sekondë. /Telegrafi/


