Hidromorava

Gucati dënon kërcënimet ndaj Rexhep Selimit: Mospajtimi politik s’guxon të degradojë në nxitje për vrasje

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka dënuar thirrjet për ekzekutimin e ish-pjesëtarit të UÇK-së, Rexhep Selimi.

Gucati ka thënë se kërcënimet me vdekje nuk kanë vend në Kosovën e lirë dhe ka kërkuar nga institucionet e sigurisë dhe drejtësisë që ta trajtojnë rastin me seriozitet.

“Dënoj pa asni rezervë çdo thirrje për ekzekutimin e Gjeneralit Rexhep Selimi. Kërcënimet me vdekje s’kanë vend në Kosovën e lirë që e mundësoi sakrifica e UÇK-së, dhe asnjë rrethanë s’mundet me i arsyetu kurrë”, ka deklaruar Gucati.

Ai ka kërkuar që autoritetet ta zbatojnë ligjin ndaj personave përgjegjës.

Eco Higjiena

“Institucionet tona të sigurisë dhe drejtësisë duhet me e trajtu këtë rast me seriozitetin ma të madh dhe me e zbatu ligjin pa hezitim”, ka thënë ai.

Gucati ka theksuar se mospajtimet politike janë pjesë e një shoqërie të lirë, por nuk duhet të shndërrohen në nxitje për dhunë.

“Mospajtimi politik është vetë fryma e kombit të lirë, s’guxon kurrë me u leju me degradu në nxitje për vrasje!”, ka përfunduar Gucati./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.