Fundamenti

Haxhiu thërret seancë të jashtëzakonshme për nesër në 09:00, ndryshimi i ligjit për Specialen pikë e parë e rendit të ditës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu i ka ftuar deputetët për një seancë të jashtëzakonshme nesër orën 09:00.

Gazeta Express ka siguruar ftesën e Haxhiut për deputetët, të cilës i është bashkëngjitur edhe rendi i ditës.

Si pikë e parë e rendit të ditës, është shqyrtimi i projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë.

Siç raportoi Gazeta Express sot më herët, mbajtjen e kësaj seance të jashtëzakonshme e kërkoi formalisht grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, përmes një kërkese të dorëzuar në Kuvend.

Partia Demokratike e Kosovës, e cila aktualisht po mban një mbledhje, ka kërkuar që ndryshimi i ligjit për Gjykatën Speciale të miratohet në dy leximet, e më pas të zgjidhet Presidenti.

ARKATANA

Kryeministri Albin Kurti dhe kryetari i PDK-së, Bedri Hamza janë takuar disa herë së fundmi.

Sipas burimeve të Gazetës Express, Kurti ka kërkuar që fillimisht Projektligji për Specialen të miratohet vetëm në lexim të parë, më pas Kuvendi të kalojë në seancën për zgjedhjen e Presidentit dhe vetëm pas kësaj të procedohet leximi i dytë i projektligjit.

Kjo formulë, sipas burimeve të Express, nuk është pranuar nga Hamza.

Duke hyrë sot në selinë e partisë së tij, Hamza e la të hapur mundësinë e një takimi të ri me Kurtin sot.

Koha për një kompromis është e kufizuar, pasi e marta është dita e fundit e afatit për zgjedhjen e Presidentit dhe dështimi për ta përmbyllur procesin do ta çonte vendin drejt zgjedhjeve të reja, që do të ishin të katërtat në dy vjet.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.