Drejtësia duhet të ndahet nga mbrojtja politike
Nga Bekim Selishta – Çështja e Gjykatës Speciale dhe proceset ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së nuk duhet të përdoren si instrument pazari mes partive politike. As mbrojtja politike nuk duhet të zëvendësojë drejtësinë, dhe as drejtësia nuk duhet të bëhet pjesë e kalkulimeve politike. Shoqatat e dala nga lufta kanë të drejtë dhe përgjegjësi të kërkojnë trajtim të drejtë, respektim të të drejtave të të akuzuarve dhe procese gjyqësore të bazuara në prova dhe përgjegjësi individuale.
Në të njëjtën kohë, partitë politike duhet të mbajnë duart larg çdo pazari ku çështjet e drejtësisë shkëmbehen me poste, koalicione apo interesa të momentit. Prandaj, thirrja është konkrete: shoqatat e dala nga lufta duhet të kërkojnë publikisht transparencë nga partitë politike, të kërkojnë që çdo marrëveshje politike të bëhet publike dhe të kundërshtojnë çdo përpjekje për ta përdorur çështjen e drejtësisë si mjet negocimi për poste apo pushtet.
Po ashtu, institucionet e Kosovës duhet të përdorin të gjitha kompetencat e tyre ligjore dhe institucionale për të mbrojtur të drejtat e qytetarëve dhe standardet e një procesi të drejtë, pa ndërhyrë në vendimmarrjen e gjykatës. Të kërkojmë transparencë. Të kërkojmë llogaridhënie. Të kërkojmë drejtësi. Të mos lejojmë që drejtësia të bëhet pjesë e pazareve politike,” Ma voto presidentin ta votoj ligjin për vlera të dala nga lufta për ta forcuar ligjin e Kosovës e jo me bër hajgare si me gjykatën speciale”,
Asnjë pazar mbi drejtësinë. Asnjë ndërhyrje politike në gjykim. UÇK-ja nuk është monedhë pazari dhe drejtësia nuk është pronë e partive politike. Vuqiqi po e përdor dënimin e Krerëve të UÇK si fitore në të gjitha fushata andaj shoqatat e dala nga lufta duhen me i zan dyert e kuvendit dhe me kërkua me u votu ky ligj që i mbron vlerat e luftës.


