Hidromorava

20-vjeçari nga Kosova dëbohet nga Italia pas shkeljes së urdhrit të largimit

/ 2 minuta lexim
United Hospital

I riu u shoqërua deri në Aeroportin Malpensa dhe u kthye në Kosovë, pasi rezultoi se kishte shkelur një vendim të mëhershëm për dëbim.
Një shtetas i Kosovës, 20 vjeç, është dëbuar nga Italia pasi autoritetet konstatuan se ndaj tij ishte ende në fuqi një urdhër i mëparshëm për largim nga territori italian, transmeton albinfo.ch.

I riu u identifikua pranë stacionit të Karabinierëve në Palazzolo sull’Oglio, në provincën e Brescias. Gjatë verifikimeve, u konstatua se ai nuk kishte respektuar vendimin e mëhershëm për dëbim.

Pas kësaj, autoritetet vendore ndërmorën procedurat përkatëse ligjore. Shefi i Policisë së Brescias urdhëroi dëbimin e tij dhe shoqërimin deri në pikën kufitare.

UBT

20-vjeçari u dërgua në Aeroportin Malpensa, prej nga u nis me fluturim drejt Kosovës, duke u ekzekutuar kështu masa e largimit nga Italia.

Rasti lidhet me zbatimin e rregullave të qëndrimit për shtetasit e huaj në Itali, ndërsa autoritetet vijojnë kontrollet për personat që nuk respektojnë vendimet për largim nga territori. /Albinfo.ch

https://www.albinfo.at/20-vjecari-nga-kosova-debohet-nga-italia-pas-shkeljes-se-urdhrit-te-largimit/
Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.