Nisin aktivitetet për 65-vjetorin e lindjes së Heroit Nuhi Berisha
Gjilan – Me homazhe te Varrezat e Dëshmorëve në Gjilan kanë nisur aktivitetet për shënimin e 65-vjetorit të lindjes së Heroit Nuhi Berisha.
Me këtë rast, u nderua jeta, vepra dhe sakrifica e Nuhi Berishës, në shenjë përkujtimi për kontributin e tij në rrugën drejt lirisë së vendit.
Aktivitetet për përvjetorin do të vazhdojnë me një program të pasur kulturor, shkencor dhe përkujtimor, kushtuar jetës dhe veprës së Heroit Nuhi Berisha.
Përmes këtyre aktiviteteve synohet ruajtja e kujtimit për figurën dhe kontributin e tij, si dhe përcjellja e kësaj trashëgimie te brezat e rinj./rajonipress/


