Eko Higjiena

Hamza pas takimit me Kurtin: Të miratohet ligji për Specialen, pastaj jemi të gatshëm të votojmë Presidentin

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ka përfunduar takimi ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza.

Pas takimit, Hamza është deklaruar para mediave, duke përsëritur kërkesën e PDK-së për miratimin e projektligjit të propozuar nga kjo parti.

“Vazhdimisht jam duke e thënë: kërkesa e PDK-së është aprovimi i ligjit me dy lexime, aprovimi final i ligjit. Pastaj Partia Demokratike e Kosovës është e gatshme që, në të njëjtën ditë, në seancën e radhës, të bisedojmë, të gjejmë zgjidhjen për Presidentin edhe t’i japim votat për Presidentin”, tha Hamza.

Ai tha se bisedimet me Kurtin kanë përfunduar, por theksoi se ende ka disa ditë në dispozicion për arritjen e një marrëveshjeje.

Fundamenti

“Bisedat i kemi përfunduar. Po, janë edhe disa ditë ku ke mundësi me arritë marrëveshje. Nuk e di a do të ndodhë marrëveshja”, deklaroi Hamza.

Kryetari i PDK-së tha se qëndrimi i kësaj partie mbetet i pandryshuar, duke theksuar se çështja e miratimit të ligjit nuk lidhet vetëm me nevojat e PDK-së.

“Përndryshe, kjo është kërkesa jonë dhe nuk ka të bëjë me nevojën për PDK-në. Ligji kalon nevojat përtej PDK-së dhe ka të bëjë me një çështje tjetër”, u shpreh Hamza.

Takimet ndërmjet liderëve politikë po zhvillohen në kuadër të përpjekjeve për gjetjen e një zgjidhjeje për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës, ndërsa afati kushtetues për zgjedhjen e kreut të shtetit përfundon më 6 tetor./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.